PD në Buajnoc shënon 12 vjetorin e themelimit të saj

PD në Buajnoc shënon 12 vjetorin e themelimit të saj

Anëtarët e Këshillit Qendror, Kryesisë, kryetarët e nëndegëve, këshilltarët e Kuvendit Komunal, kanë shënuar sot 2 korrikun, ditën e themelimit të Partisë Demokratike.

Para 12 vjetëve, qindra intelektualë, të rinj e të reja, themeluan subjektin më të ri politik në vend, të pagëzuar me emrin Partia Demokratike, me seli në Bujanoc, e cila gjeti përkrahjen e mijëra shqiptarëve nga Bujanoci për ta bërë fuqinë kryesore politike në zgjedhjet lokale të vitit 2012.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i PD-së Nagip Arifi shprehu falemnderime për çdonjërin që për këto 12 vite qëndruan palëkundur gjatë rrugëtimit politik, duke filluar nga iniciatorët e deri te anëtari më i ri i subjektit tonë.

Urime të gjithëve 12 vjetori i Partisë Demokratike!