• E mërkurë / May-15 05:36
  • Kontakt

Delegacioni nga Lugina e Preshevës përmbyllin vizitën në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Delegacioni nga Lugina e Preshevës përmbyllin vizitën në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Postimi i plotë i znj.Ardita Sinani:

Sot, në ditën e tretë së bashku me anëtarët e delegacionit, me takimet e rradhës në Strasburg përmbyllëm avokimin për çështjen e shqiptarëve të Luginës në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës. 

Fillimisht takuam z. Lukas Manske, shefi i Kabinetit të kryetarit të  Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, z. David McAllister.

Në takimin e rradhës bashkëbiseduam me znj. Ioulietta Bisouli, kryesuese e komisionit Evropian kundër racizimit dhe intolerancës.

Takim jashtëzakonisht i rëndësishëm, njëherit i fundit në agjendën tonë në Strasburg ishte me zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, z.Rainer Wieland.

Z. Wieland njihet si mbështetës i Republikës së Kosovës dhe i pakicës shqiptare në Serbi.

Në të gjitha takimet gjatë agjendës tonë tre ditore shpalosëm temat dhe problematikat me të cilat përballen shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Pas Senatit, Kongresit, OKB-së tashmë çështja jonë gjendet edhe në agjendën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Pra, në të gjitha instancat më të larta vendimmarrëse euro-atlantike është bërë avokimi konkret për çështjen e shqiptarëve të Luginës.