Lutfiu me shkresë për përdorimin e gjuhës shqipe në çerdhen ''Gëzimi ynë'' në Bujanoc

Lutfiu me shkresë për përdorimin e gjuhës shqipe në çerdhen "Gëzimi ynë" në Bujanoc

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka shkruar se ka drejtuar shkresën për përdorimin e gjuhës shqipe në çerdhen "Gëzimi ynë" në komunë të Bujanoct.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Gjatë vitit shkollor 2022-2023, ditarët në çerdhen "Gëzimi ynë" ishin vetëm në gjuhën serbe.

Sot i dërgova shkresë drejtorit të çerdhes nga i cili kërkova të respektohet dygjuhësia, gjithashtu shkresë i dërgova kryetarit të Kuvendit Komunal që është themelues, si dhe Inspektoratit të arsimit, nga të cilët kërkova që të monitorojnë këtë çështje.

KKSH është i gatshëm të asistojë në përkthim.