Në komunën e Bujanocit festohet 1 qershori ''Dita e fëmijëve''

Në komunën e Bujanocit festohet 1 qershori ''Dita e fëmijëve''

GËZUAR 1 QERSHORI - DITA E FËMIJËVE

Në sheshin e qytetit në Bujanoc, nën organizimin e organizatës joqeveritare BEYOND dhe me përkrahje të komunës së Bujanocit është shënuar dita ndërkombëtare e fëmijëve - 1 qershori.

Fëmijët e mbledhur në shesh patën rastin që të argëtohen me muzikë e valle nga më të ndryshmet, të përgatitur nga nxënësit e shkollës fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc, si dhe takuan personazhet e tyre të dashur të filmave vizatimor. 

Fjalë përshëndetëse pati edhe kryetari i komunës së Bujanocit i cili përshëndeti të gjithë fëmijët duke i uruar shëndet dhe jetë të lumtur.