z.Lutfiu: Akuzat e Shqiprim Arifit janë të pavërteta

Vikendin e kaluar Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi është bërë me udhëheqje të re.

Në zgjedhjet e kuvendit të elektorëve të KKSH-së, koalicioni i krijuar mes Partisë për Veprim Demokratik, Partisë Demokratike Shqiptare, Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe Partisë Demokratike, bashkarisht fituan shumicën e mandateve të këshilltarëve në këtë institucion.

Sipas detajeve të marrëveshjes të bëra publike nga partnerët e koalicionit, mandati i kryetarit për KKSH-në u nda me dy pjesë. Një vit e gjysmë këtë institucion do ta drejtojë Nevzad Lutfiu nga LPD-ja, ndërsa dy vite të tjera përfaqësues të PVD-së.

I pari i Preshevës dhe udhëheqësi i APN-së, Shqiprim Atifi, thotë se për këtë marrëveshje kundër subjektit të tij, partitë shqiptare u paguan nga Qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

E sipas Lutfiut, Sipas akuzat e të parit të Preshevës janë të pavërteta.

“Kjo është shpifje që nuk e kam ndëgjuar ndonjë herëtjetër, nëse (Arifi) e ka një vetëm një gjysëm fakti, le ta përcjelli, qysh nesër jap dorëheqje. Nëse vetëm një gjysmëfakti jo një fakt del, unë nuk e filloj as një ditë në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar” i është përgjigjur Nevzad Lutfiu, akuzave të Arifit, në një deklaratë për Tëvë1.

Edhe pse ende nuk është publikuar data se kur do të votohen organet e reja të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, tanimë dihet se ato do të zgjidhen nga shumica e krijuar nga koalicioni LPD – PVD – PDSH – PD.