Postimi i plotë i z.Faton Bislimi:
Takimet e kësaj jave në Washington, DC, e në New York City, nuk kishin si të përmbylleshin më mirë sesa me një darkë pune me heroin tonë të gjallë, yllin polar të kauzës sonë kombëtare në SHBA, çelsit tonë në Washington, DC, Kongresistin Joe DioGuardi dhe anëtarët e bordit ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane z. Agim Aliçkaj e Hafiz Shala. Na mungoi shumë Shirley që ishte me grip dhe s'mundi të jetë me ne mbrëmë.
Puna jonë për Luginën është betonuar në analet e vendimmarrjes në Senat e Kongres dhe është ngritur zyrtarisht për herë të parë edhe në OKB.
Jam krenar dhe mirënjohës për krejt angazhimin vetmohues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane që tash e dy dekada nuk u ndalë asnjëherë së punuari për kauzën tonë në Luginë. Pa Ligën, s'mund të imagjinohet ku do ishim sot si komb e aq më pak si Kosovë.
Lugina s'është jetime ngase ka miq të fuqishëm në SHBA! E ardhmja e afêrt do e dëshmojë këtë!
I falëmnderoj të gjithë anëtarët e delegacionit të Luginës së Preshevës -- z. Shaip Kamberi, z. Ragmi Mustafa, znj. Ardita Sinani, z. Ragmi Mustafi, dhe znj. Flora Ferati -- për prezantimet e tyre të faktuara dhe elokuente. Përkushtimi i tyre dhe vullneti për t'i dhënë zgjidhjen e duhur çështjes së Luginës u mirëprit e mirëkuptua në secilin takim!
Na mungoi kësaj rradhe z. Nagip Arifi (për arsyeje familjare) por punimi i tij me shkrim u bë pjesë e rekordit në Senat. Falëmnderit edhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e këtij udhëtimi në SHBA për delegacionin e Luginës.