Postimi i plotë i kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa:
Një ditë historike për Luginën e Preshevës!
Ku për herë të parë delegacioni shqiptarë nga Lugina hyn në OKB në New York!
Sot, delegacioni nga Lugina e Preshevës u prit në Zyren e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nga z. James Turpin, Drejtor për Paqe të Qëndrueshme, me të cilin u dakorduam që çështja e të drejtave të shqiptarëve etnikë në Luginë do adresohet në të gjitha mekanizmat përkatëse të OKB-së! Kjo është edhe një goditje e rradhës për propagandën e Beogradit pas brifingut dhe takimeve të nivelit më të lartë që kishim në Senatin e Kongresin e SHBA-ve në Washington, DC.
Ky takim u realizua si rezultat i letrës së dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-se, Guterres, nga ana e veprimtarit nga Liga Qytetare shqiptaro-amerikane prof. Faton Bislimi.
RM