• E mërkurë / May-14 13:59
  • Kontakt

Vuçiç: Kam insistuar që Kosova ta themelojë Asociacionin – Kurti ka refuzuar

Vuçiç: Kam insistuar që Kosova ta themelojë Asociacionin – Kurti ka refuzuar


“Ishte një takim shumë i vështirë, do të takohemi prapë me Kurtin. Kam insistuar që Kosova ta themelojë Asociacionin, Kurti ka refuzuar. Do të arrihet një marrëveshje”, tha Vuçiç para gazetarëve.

“Mirë që kemi folur bashkë”, shtoi ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka pasur një "takim të vështirë" me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Bruksel.

"Besoj se do të kemi shumë takime në periudhën e arshshme", tha ai.

"Me sa kam kuptuar, më 18 [mars] do të duhet të shihemi në territorin e Maqedonisë së Veriut. Në atë kohë, [shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep] Borrell do ta vizitojë rajonin", tha Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq zhvilluan takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.