Postimi i plotë i kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa:
Në Senat të SHBA-ve, Brifingu për Luginën e Preshevës.
Në kuadër të këtyre takimeve do të diskutohet rreth statusit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës që është edhe përcaktimi strategjik i PDSH-së dhe i të gjithë shqiptarëve në Luginë bazuar në Referendumin e 1 e 2 marsit 1992.
Në takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, do të ripotencoj për të satën herë se PDSH-ja do të vazhdojë me angazhimin maksimal, në mënyrë që këto procese e sidomos ai i bashkimit të Luginës me Kosovë të përfundojnë me sukses.
RM