FADIL SULEMANI
Ne duam lapsin dhe fletoren, nuk duam dhunë do të thoshte njeriu që nuk u përkul asnjëherë nga dhuna dhe terrori sllavo-maqedon, që kishte tendencë të shfaroste arsimin shqip në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Fadil Sulejmani hyri në historinë e popullit shqiptar si njeri me vlera të çmuara, dhe një patriot e intelektual, që kishte ditur vetëm Tetova legjendare ta brumoste me vlera të çmuara atdhetare dhe kombëtare.
Profesor Fadili nuk i besoi askujt përveç popullit, sepse një popull që don ta ketë arsimin dhe kulturën në gjuhën e vet është e patjetërsueshme edhe të këqijat që mund t'i kanosen, nga armiqtë që atë nuk kohë nuk i'a deshën të mirën popullit tonë. Ai hapi një dritë, që historia më e re tashmë e ka futur në analet më të ndritshme të saj.
Profesori Fadil gjatë ligjëratave në lëndën e Morfologjisë, kur vinte edhe pse i thyer në moshë arrinte, që lëndën të na mësonte sikur të ishte i moshës së re sepse ai i kishte dhënë vetes, se deri në pikën e fundit do jem me studentët sepse këta ishin ata që unë gjithmonë dola faqebardhë me ta. Dhe shpeshherë më kujtohen fjalët e tij kur më thoshte: ndëgjo i dashur Shefat, përpiquni në jetë të jeni të aftë dhe të vraponi pas dijes, sepse vetëm me dritë dhe dituri do ecim para, dhe citonte shpesh Naimin me këto fjalë, dhe vërtetë ndodhi ashtu dituria dhe guximi i tij u bë simbol paqe te shqiptarët e Maqedonisë.
Jeta e tij është shembull se si jetohet për atdhe. Vepra e tij është model për albanologët. Këmbëngulësia e tij ishte fort e rrallë në brezin e tij. Qëndrueshmëria e tij para vështirësive ishte për lakmi edhe për armiqtë që e burgosën. Synimi i tij ishte të bëhej pishtar i arsimimit të popullit të vet dhe pishtar u bë deri në amshim.
Një ditë, tek po mbanim ligjërata pjesën e dytë të lëndës së Morfologjisë, datë 11 shkurt 2013, erdhi në lajmi se Profesori ynë tashmë kishte kaluar në botën tjetër. Ishte një lajm, që na preku të gjithëve ishin momentet më të pikëllueshme duke kujtuar profesorin si njeri i madh që tashmë kishte zënë vend në zemrën e secilit.
Puna dhe vepra e tij, do jetë gjithmonë frymëzim për gjeneratat e reja se si punohet e luftohet për atdhe, e Profesor Fadili tashmë po shkonte në botën tjetër, si njeri që u'a la Universitetin që me aq shumë mund punoi dhe sakrifikoi.
Lavdi jetës dhe veprës së Prof. Dr. Fadil Sulejmanit!