• E mërkurë / May-14 13:52
  • Kontakt

z.Ilir Kapiti, e quan SHPIFJE të ketë qenë pjesë e një komisioni, i cili është marrë me ndarjen e mjeteve financiare të dedikuara për Luginën

z.Ilir Kapiti, e quan SHPIFJE të ketë qenë pjesë e një komisioni, i cili është marrë me ndarjen e mjeteve financiare të dedikuara për Luginën

Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Ilir Kapiti, e quan SHPIFJE të ketë qenë pjesë e një komisioni, i cili është marrë me ndarjen e mjeteve financiare të dedikuara për Luginën’.

Njoftimi i plotë i Amasadorit Kapiti:

Miq të dashur,

Me datën 08/02/2023, në televizionin T7, në emisionin ‘DPT te Fidani’, është lansuar një shpifje se unë ‘paskam qenë pjesë e një komisioni, i cili është marrë me ndarjen e mjeteve financiare të dedikuara për Luginën’.

E vërteta është që unë asnjëhere nuk kam qenë pjesë e asnjë komisioni të tillë. Ky është një trillim i pastër, i cili synon denigrimin e personalitetit dhe reputacionit tim si Ambasador i Republikës së Kosovës, në Mbretërinë e Bashkuar.

Liria e fjalës, kaq e çmuar dhe e rëndësishme, nuk nënkupton lirinë për të gënjyer dhe për të hedhur baltë mbi individë apo përfaqësues të Republikës. Prandaj nga organet e rendit dhe të drejtësisë do të kërkoj që kjo shpifje të trajtohet dhe shpifësi të marrë denimin e merituar konform ligjeve të Republikës së Kosovës.”