Ministrja znj.Nagavci dhe znj.Sinani vizitojnë Sh.F. ''Abdullah Krashnica'' në Miratoc

Ministrja znj.Nagavci dhe znj.Sinani vizitojnë Sh.F. ''Abdullah Krashnica'' në Miratoc

Postimi i plotë i znj.Ardita Sinani:

Pata kënaqësinë që sot në cilësinë e Këshilltares Politike të Kryeministrit për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të mirëpres në Preshevë, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, znj. Arbërie Nagavci dhe Kabinetin qeveritar.

Bashkë këtë vizitë të sotme e filluam me Shkollën Fillore “Abdullah Krashnica” në Miratoc.

Drejtoria e nxënësit e kësaj shkolle Ministres Nagavci i organizuan pritjen çfare e meriton një bartës i institucionit të arsimit të Republikës së Kosovës.

Ministrja Nagavci pa nga afër punën e mësimdhënësve dhe energjinë e nxënësve të kësaj shkolle, e cila për disa vite me rradhë rangohet si një ndër shkollat më të suksesshme në Serbi.

Pikërisht ky fakt, si dhe fakti që nxënësit e Sh.F. “Abdullah Krashnica” në garat republikane e rajonale dëshmojnë përherë suksese të mëdha, ishin arsyet që vizita e Ministres Nagavci të filloj nga këtu.

Përkushtimi i MASHTI dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jetë ngritja e cilësisë në arsim dhe përsosje profesionale të të rinjëve të Luginës së Preshevës.