• E mërkurë / May-14 20:01
  • Kontakt

Rusët përdorin aeroplanë për të kryer misione, por janë të kujdesshëm që të mos rrëzohen në Ukrainë

Rusët përdorin aeroplanë për të kryer misione, por janë të kujdesshëm që të mos rrëzohen në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) ka publikuar përditësimin e saj të fundit mbi luftën në Ukrainë.

Aty thuhet se që nga qershori 2022, forcat ruse të hapësirës ajrore kanë përdorur Su-57 FELON për të kryer misione kundër Ukrainës

FELON është aeroplani luftarak supersonik i avancuar i gjeneratës së pestë të Rusisë.

Përditësimi thotë se misionet “ka të ngjarë të jenë kufizuar në fluturimin mbi territorin rus” duke lëshuar raketa ajër-tokë ose ajër-ajër me rreze të gjatë në Ukrainë.

Ndërkohë thuhet se imazhet e fundit kanë treguar gjithashtu pesë FELON të parkuar në bazën ajrore Akhtubinsk në Rusi.

“Meqenëse kjo është e vetmja bazë e njohur për FELON, këta aeroplanë ka të ngjarë të jenë përfshirë në operacione kundër Ukrainës”, ka thënë ministria.