• E mërkurë / May-14 19:56
  • Kontakt

UDSH reagon rreth ndarjes së mjeteve për OJQ nga KKSH

UDSH reagon rreth ndarjes së mjeteve për OJQ nga KKSH

Reagimi i plotë i UDSH-së:

REAGIM

Unioni Demokratik Shqiptar me vëmendje ka përcjell rrjedhat dhe veprimet që kan ndodh kohëve të fundit rreth shpërndarjes së mjeteve të dedikuara për Luginën e Preshevës nga ana e qeverisë së Republikës së Kosovës nëpërmes Këshillit Kombëtar Shqiptar,ku me këtë rast shprehim shqetësimin tonë për mospërcaktimin e kritereve të bazuara në veprimtarin dhe fushëveprimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Me këtë rast i përkujtojmë strukturave udhëheqëse të KNSH-sëse fushëveprimi i KNSH-së ështëArsimi,Informimi,Kultura,gjuha dhe simbolet kombëtare dhe nga lista e gjatë e përfituesve në bazë të konkursit të shpallur dhe kritereve të përcaktuara nuk kan gjetur vend që të përfshihen institucionet dhe organizatat joqeveritare të cilat fushveprim kan këtë lëmi.

Vlen të përmendet se në listën e përfituesve është numri i kufizuar i studentëve për suksese ku kriter përcaktues është nota ku vlersojmë ne se respektojmë këtë kriter po në të njejten kohëshprehim indinjatën tonë se në listën e përfituesve dhe kriteret përcaktuese do të kishte qenë e duhur që të jetë si kriter plotësues edhe gjendja socio-ekonomike e studenteve ,duke patur parasysh faktin se studentët e Luginës së Preshevës jan ndër kategoritë më të diskriminuara nga qeveria e republikës sëserbisë për mosndarjen dhe përkrahjen finansiare të tyre.

Reagimi jonë nuk ka të bëjë me përfituesit e OJQ-ve dhe nuk është dhe nuk do të jetë temë e shqyrtimit por gjithsesi do të angazhohemi që kriteret e përcaktuara të jen me gjithpërfshirëse dhe liberale dhe me transparence të plotë.

Mbesim me shpresë se reagimi i jonë të hasë në mirëkuptim të atyreve që kan vendos kriteret dhe për shpërndarjen e mjeteve finansiare dhe së paku me rishqyrtimin e të njejtëve të respektojnë dhe të tregojnë mirësjellje dhe korrektësi edhe ndaj qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe të atyre që më së tepërmi kanë patur nevojë në këtë kohë të rënduar ekonomike. 


05.01.2023

Kryetari i degës Preshevë

Unioni Demokratik Shqiptar  

 dv.Naser Aziri