• E mërkurë / May-14 23:06
  • Kontakt

Shtabi për situata të jashtëzakonshme në Bujanoc mbanë seancën e VI-të të saj

Shtabi për situata të jashtëzakonshme në Bujanoc mbanë seancën e VI-të të saj

Të enjten, më datë 15.12.2022 është mbajtur seanca e gjashtë e rregulltë e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit. 

Në mesin e pikave të rendit të ditës të cilat u aprovuan ishin plani i punës së Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit për vitin 2023. 

U aprovua edhe Raporti i Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc për gjendjen epidemiologjike në teritorin e komunës së Bujanoc, i cili rezultoi se gjendja është e mirë.

Gjithashtu, në këtë seancë u shqyrtua dhe u miratua konkluzioni për ndarjen e mjeteve financiare nga buxheti komunal për blerjen e dy pompave të ujit për nevojat e njësitit të zjarrfikësve dhe shpëtimit në Bujanoc.