• E mërkurë / May-14 23:02
  • Kontakt

z.Arifi nënshkruan pagesën për shpenzimet e transportit të nxënësëve të shkollave të mesme në vlerë 33.370€

z.Arifi nënshkruan pagesën për shpenzimet e transportit të nxënësëve të shkollave të mesme në vlerë 33.370€

Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi:

3.937.000 din (33.370€) PËR SHPENZIMET E TRANSPORTIT TË NXËNËSVE

Sot, sapo nënshkrova urdhëresën financiare për pagesën e shpenzimeve të transportit për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Bujanocit.

Shuma e përgjithshme financiare kap vlerën prej 3.937.000 dinarë apo 33.370 €, kurse këtë të drejtë e shfrytëzojnë 534 nxënës të komunës sonë.

Besoj që ky vendim për pagesën e shpenzimeve të transportit për nxënësit ka lehtësuar shpenzimet familjare dhe u kemi mundësuar që çdo nxënës të ketë qasje më të lehtë në arsimin e mesëm.

Përveç kësaj, gjatë këtij viti kemi siguruar edhe shujtat falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore, si dhe kemi shpërblyer nxënësit e dalluar të shkollave fillore dhe të mesme. 

Premtimet tona po i përmbushin, dhe shpresoj që do të vazhdojmë edhe në të ardhmen për t'i përkrahur nxënësit.