Postimi i plotë i znj.Ardita Sinani:
I rikujtoj Kryeministres së Serbisë, znj.Ana Bërnabiq, se Serbia shtetërore është ajo që po i shkel marrëveshjet, të firmosura nga ana e saj, si ato për Luginën e Preshevës.
- "Marrëveshja e Konçulit" (2001)
- "Marrëveshja për Riorganizimin e Trupit Koordinues" (2009)
- "Marrëveshja për Planin 7 pikësh" (2013)
Janë këto 3 marrëveshje që janë miratuar nga vet organet e Republikës së Serbisë, që po shkilen nga Qeveria e Ana Bërnabiq dhe shefi i saj, Presidenti Aleksandër Vuçiq.
Natyrisht. Ky është pushteti i juaj autoritar. Kjo është politika juaj hegjemoniste.
Kundër integrimit të serbëve në Kosovë.
Kundër integrimit të shqiptarëve në Serbi.
Kundër bashkejetesës së serbëve me shqiptarët në Republikën e Kosovës.
Për një Republikë të Serbisë, një Luginë të Preshevës, pa shqiptarë.
Një politikë kundër paqes midis Kosovës dhe Serbisë. Midis shqiptarëve dhe serbëve.