Ardita Sinani u prit në ambasadën e SHBA-ve në Beograd, diskutojnë për diskriminimin e shqiptarëve

Ardita Sinani u prit në ambasadën e SHBA-ve në Beograd, diskutojnë për diskriminimin e shqiptarëve

Nënkryetarja e PVD-së dhe këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, zonja Ardita Sinani ka qëndruar në Beograd në ambasadën amerikane.

Ardita Sinani është pritur nga znj.Alice Wolfram, Këshilltaren Politike e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Serbi, SH.T. Christopher Hill

“Diskriminimi kombëtar dhe shtypja socio-ekonomike e shqiptarëve, mosimplementimi i marrëveshjeve për Luginën e Preshevës nga ana e Qeverisë së Serbisë, si dhe pasojat e pushtetit autoritar në Beograd për komunitetet joshumicë dhe zonat e margjinalizuara, ishin disa nga temat me të cilat bisedova sot në Beograd me znj.Alice Wolfram, Këshilltaren Politike e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Serbi, SH.T. Christopher Hill” ka deklaruar Sinani

Autoritetet amerikane kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në Luginën e Preshevës.