Presheva mbetet pa ujë të pijshëm, ish drejtori i Moravicës: Po bëhet nga padituria

Presheva mbetet pa ujë të pijshëm, ish drejtori i Moravicës: Po bëhet nga padituria

Ndërmarrja “Moravica” ka njoftuar qytetarët që furnizohen me ujë të pijshëm nga rezervuari “Kroni i keq”, se nga dita e diel fillojnë punimet në ndërrimin e gypit të ujësjellësit në rrugën Ramiz Sadiku, prandaj do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm deri në përfundimin e punimeve.

Ish drejtori i ndërmarrjes Moravica, Gazmend Aliu mendon se ndalesa e ujit për qytetarët po bëhet nga shkaku i mosdijes sepse kjo punë do të realizohej pa pusur nevojë që qytetarët të mbeten pa furnizim me ujë.

Postimi i Gazmend Aliut

Pse Presheva pa ujë?!
Punimet për ndrrimin e gypit kryesor që po bëhen në rrugën e Rahovicës ishin projektuar në kohën sa isha unë drejtor në NP Moravica!
Edhe kontrata për kryerjen e punimeve është e nënshkruar atëher nga kryetarja Ardita Sinani me firmën “Poslovnost” nga Nishi, e ndihmuar nga NP Moravica!
Pas bisedave me punëkryesin, në projekt nuk është e parapar të ndërpritet uji për qytetin, përpos një kohe të shkurtër kur bëhet lidhja e gypit të ri!
Pse tash qyteti pa ujë?!
Pse të lihen njerzit pa ujë në këto ditë dimri?!
A është kjo padituri, pakujdesi, mospërfillje apo pandjeshmëri ndaj qytetarëve?!
Ku është problemi, kjo don spjegim!