PVD: Po kërcënohen dhe shantazhohen këshilltarët tanë për formimin e koalicionit të KKSH-së

PVD: Po kërcënohen dhe shantazhohen këshilltarët tanë për formimin e koalicionit të KKSH-së

Përmes një kumtesë për opinion, Partia për Veprim Demokratik ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit të tentativave për ndërhyrje jashtëinstitucionale të krijimit të një koalicioni për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Për PVD-në, respektimi i vlerave të demokracisë e stabiliteti politik në Bujanoc është synimi kryesor.

Partia e Shaip kamberit, insiston në rrespektimin e parimit elementar të demokracisë – rrespektimin e fituesit të zgjedhjeve. Në të njejtën kohë, ky subjekt politik insiston që rruga e cila duhet të ndiqet është ajo e koordinimit me Prishtinën dhe Tiranën.

Ky subjekt politik fuqishëm ka kundërshtua veprimet e fundit të metodave kërcënuese dhe shantazheve ndaj këshilltarëve të PVD-së, me kushtëzimin e prishjes së koaliconit në Bujanoc, me mundësi krijimin e një koaliconi për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

“Për PVD-në janë shqetësuese tentativat e ndërhyrjes jashtëinstitucionale, duke përdorur metoda shantazhi e kërcënimi ndaj këshilltarëve komunal, sidomos ndaj këshilltarit të PVD-së, për ta kushtëzuar ekzistencën e pushtetit komunal në Bujanoc me ndërtimin e një koalicioni tjetër për KKSH” – thuhet në kumtesën e partisë më të madhe në Luginë të Preshevës.

Sipas PVD-së, pjesë e kërcënimeve dhe shtantazheve ndaj këshilltarëve të PVD-së ishin figura institucionale të Bujanocit, për të cilët kërkoi që ti ndërpritet hovi.

“Në mesin e këtyre ndërhyrësve janë edhe figura institucionale nga Bujanoci ndaj të cilëve qeverisja komunale në Bujanoc duhet të reagojë në mënyrë urgjente dhe institucionale, për t’ja ndërprerë hovin destabilizues” – thuhet ndër të tjera në kumtesën e PVD-së.

Tutje, në kumtesën thuhet, se: “Ndaj gjithë këtyre metodave të ndërhyrjeve me kërcënime, PVD do të reagojë duke përdorur forcën e ligjit dhe duke alarmuar këtë rast edhe te faktorët relevant”.

Më poshtë e gjeni të plotë kumtesën e PVD-së në lidhje me kërcënimin e këshilltarëve të PVD-së nga njerëz të ndryshëm nga Bujanoci dhe më gjerë:

Respektimi i vlerave të demokracisë e stabiliteti politik në Bujanoc është synimi kryesor i Partisë për Veprim Demokratik

Edhe pse pas disa raundesh bisedimesh nuk kemi marrëveshje për përbërjen e re të udhëheqjes së Këshillit Kombëtar (KKSH), Partia për Veprim Demokratik (PVD) do të vazhdojë konsultimet për të ndërtuar një koalicion bashkëqeverisës në këto momente të rëndësishme për Luginën e Preshevës dhe rajonin.

PVD insiston në rrespektimin e parimit elementar të demokracisë – rrespektimin e fituesit të zgjedhjeve.

Në të njejtën kohë, PVD insiston që rruga e cila duhet të ndiqet është ajo e koordinimit me Prishtinën dhe Tiranën.

Për PVD-në janë shqetësuese tentativat e ndërhyrjes jashtëinstitucionale, duke përdorur metoda shantazhi e kërcënimi ndaj këshilltarëve komunal, sidomos ndaj këshilltarit të PVD-së, për ta kushtëzuar ekzistencën e pushtetit komunal në Bujanoc me ndërtimin e një koalicioni tjetër për KKSH.

Mjerisht në mesin e këtyre ndërhyrësve janë edhe figura institucionale nga Bujanoci ndaj të cilëve qeverisja komunale në Bujanoc duhet të reagojë në mënyrë urgjente dhe institucionale, për t’ja ndërprerë hovin destabilizues.

Ndaj gjithë këtyre metodave të ndërhyrjeve me kërcënime, PVD do të reagojë duke përdorur forcën e ligjit dhe duke alarmuar këtë rast edhe te faktorët relevant.

PVD zotohet se vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes për bashkëqeverisje me Bujanocin të arritur në Tiranë dhe nuk do t’i nënshtrohet asnjë metode klandestine e banditeske nga faktorët jorelevant jashtëinstitucional të cilët përshkak të përfitimeve personale po tentojnë ta destabilizojnë Bujanocin.

Nuk ka e nuk do të ketë individ të cilët do të mund të rrënojnë të arriturat politike që janë rezultat i përfshirjes së Tiranës e Prishtinës zyrtare.

Për ne, agjedna e bashkëkordinimit me Prishtinën e Tiranën mbetet mbi të gjitha.

Palaçot dhe profiterët politik mbi kurrizin e qytetarëve të Luginës së Preshevës do të ndjeken me të gjitha mjetet institucionale.

PVD nuk shitet.

PVD nuk blihet.

PVD nuk shantazhohet.

PVD nuk frikësohet as nga individët e as nga strukturat banditeske që dojnë ta bëjnë ligjin në Luginë të Preshevës.

Partia për Veprim Demokratik

Shaip Kamberi- kryetar