Në Afganistan uria është aq e madhe, sa që familjet i shesin fëmijët apo organet për të mbijetuar

Në Afganistan uria është aq e madhe, sa që familjet i shesin fëmijët apo organet për të mbijetuar

Afganët po u japin fëmijëve ilaçe për t’i vënë në gjumi, e disa kanë shitur vajzat apo organet për të mbijetuar.

Të tjerët që kur kanë ardhur në pushtet talebanët, e ndihma nga jashtë është ndaluar, miliona afganë janë buzë vdekjes nga uria, shkruan BBC.

“Fëmijët tanë vazhdimisht qajnë dhe nuk flenë. Nuk kemi ushqim”, ,tha Abdul Wahab.

“Shkojmë në barnatore, blejmë ilaçe dhe ua japim fëmijëve për t’i vënë në gjumë”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Ai jeton larg Heratit, qytetit të tretë më të madh në Afganistan, në një vend që ka qindra shtëpi të vogla të punuara nga balta, ndërsa ky vend dikur kishte më shumë shtëpi, por që u detyruan t’i braktisin për shkak të luftës dhe katastrofave natyrore.

I pyetur se sa ilaçe u jep fëmijëve për t’i vënë në gjumë, ai tha: “Shumë, të gjithë ne”.

Ghulam Hazrat ka nxjerrë nga xhepi disa prej këtyre ilaçeve. Bëhet fjalë për ilaçet për qetësim alprazolam, që zakonisht u përshkruhet personave për shërimin nga çrregullimet e ankthit.

Ai ka gjashtë fëmijë, më të voglin e ka vetëm 1-vjeçar.

“Madje edhe atij i jep këto ilaçe, e fëmijët e tjerë i përdorin ato që ua përshkruajnë mjekët pacientëve që vuajnë nga depresioni dhe ankthi”, shtoi ai.

Në anën tjetër, mjekët thonë se ilaçe të tilla kur u japin fëmijëve që janë kequshqyer, rrezikohen nga dëmtimi i mëlçisë si dhe një sërë problemesh tjera shëndetësore si lodhja kronike dhe çrregullimet me gjumë e sjellje.

Shumica e familjeve kanë vetëm disa copa bukë në ditë, vazhdon BBC. Një grua tha se ata hanë bukë të thatë në mëngjes dhe e zhytin në ujë në mbrëmje për ta mbajtur të lagësht.