Postimi i plotë i znj.Sinani:
Të nderuar qytetarë,
Të dashur bashkëkombës,
Sot përmbyllem me sukses zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Falenderoj qytetarët për pjesëmarrjen e tyre, si dhe të gjithë ata/o që kontribuan për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Dëshmuam pluralizmin tonë.
Vërtetuam demokracinë tonë.
Treguam vullnetin tonë për më shumë të drejta kombëtare në Serbinë diskriminuese dhe shtypëse ndaj komuniteteve joserbe.
Uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve, Partinë për Veprim Demokratik; si dhe listat e tjera për rezultatin e arritur.
Fuqizimi i institucioneve tona në funksion të avancimit të të drejtave të shqiptarëve duhet të jetë synimi jonë përtej partiak.
Motiv për më shumë konsensus midis nesh dhe për më shumë organizim, aktivizim dhe faktorizim të përbashkët.
Këshilli Kombëtar Shqiptar është një nga mekanizmat për ta përmirësuar pozitën e shqiptarëve. Por jo i vetëm.
Vazhdojmë bashkë.
Urime