Postimi i plotë i kandidatit për këshilltar nga rradhët e PDSH-së z.Enver Mehmeti:
Presheva e ka radhën të ketë kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar!
Në Medvegjë kam qenë disa here,jo për vota po për gjendjen e shqiptarëve atje!
Në Bujanoc për tetë vite, çdo ditë pune isha aty dhe pozitën e shqiptarëve e ndjeja nga afër!
Por, Presheva as pas katër mandateve mos të udhëheq Këshillin me afër 60 mijë qytetarë shqiptarë, si shkak i inateve të ulëta politike apo pazareve të ulëta, këtë më në fund s’duhet të lejojë votuesi shqiptar i këtyre trojeve!
Mbi të gjitha, në këto momente historike, ku vetëm Bashkimi i shpëton shqiptarët e Luginës e ketë kërkesë gjithmonë me vendosmërinë më të madhe e kemi shtyrë përpara!
Mbi partitë politike është e drejta e Preshevës për të i prirë dhe udhëheq shqiptarët drejt Bashkimit me Republikën e Kosovës!
Të dielën, Ju ftoj të rethoni nr. 5 , për Bashkim!