PD ka zhvilluar bashkëbisedim me mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme

PD ka zhvilluar bashkëbisedim me mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme

MËSIMDHËNËSIT MBËSHTESIN PROGRAMIN E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike sonte ka zhvilluar bashkëbisedim me mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Agim Haliti, kandidat për kryetar të KKSh-së elaboroi programin e partisë, të cilin do ta implementojë gjatë mandatit katër vjeçar. Ai theksoi nevojën e patjetërsueshme për sigurimin e të gjitha teksteve shkollore si dhe harmonizimin e programeve me tekster, ngase vetëm në këtë mënyrë mund të ngritet cilësia në arsim. Veç arsimit, ai u ndal edhe problemet në aktivitetet kulturore dhe mbështetjen e tyre financiare.

Në takim i pranishëm ishte edhe drejtori i gjimnazit ''Sezai Surroi" Zejni Fejzullahu, i cili duke qenë drejtor i këtij institucioni shfaqi problemet serioze që ka arsimi shqip, dhe shprehu gatishmërinë për ta ndihmuar Agim Halitin gjatë qeverisjes së tij me KKSh-në.

Nagip Arifi, kryetar i PD-së, theksoi rëndësinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe u zotua se përkrahja do të jetë e parezervë nga komuna e Bujanocit dhe do të jenë partnerë serioz në zgjidhjen e problemeve të arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit të simboleve kombëtare.