Kandidati i PD-së për zgjedhjet e 13 nëntorit për KKSh Agim Haliti së bashku me kryetarin e PD-së Nagip Arifi dhe bashkëpartiakë tjerë kanë qëndruar sot në Medvegjë për të shpalosur programin zgjedhor.
Në bashkëbisedim e sipër, medvegjasit theksuan se udhëheqja e ardhshme në KKSh duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje shqiptarëve të Medvegjës, dhe për çështjen e pasivizimit të adresave të punohet me më shumë këmbëngulësi deri në ndaljen e këtij procesi diskriminues.
Medvegjasit zotohen se ndryshimet në KKSh do të ndodhin të dielen e 13 nëntorit, duke rrethuar numrin 1 dhe Agim Halitin për kryetar të këtij institucuoni.