ASFALTOHET RRUGA ''VOJVODE STEPE'' NË BUJANOC

ASFALTOHET RRUGA ''VOJVODE STEPE'' NË BUJANOC

Qytetarët e Bujanocit do të qarkullojnë më lirshëm nga sot, ngase njëra prej arterieve kryesore të qytetit, respektivisht rruga nga qendra e qytetit në drejtim të tregut po asfaltohet.

Projekti përfshinë asfaltimin e rrugës dhe rregullimin e trotuarëve dhe vlera e saj kap shumën prej 11.351.953,75 dinarë me TVSh.

Për të parë se si po ecën punët, kanë dalur edhe kryetari i komunës Nagip Arifi dhe kryeshefja për zhvillim dhe investime Fazila Azemoviq.