Drejtori i Sh. së Kulturës në Preshevë nuk lejon mbajtjen e tubimit të PDSH-së në amfiteatrin e shtëpisë së kulturës në Preshevë

Drejtori i Sh. së Kulturës në Preshevë nuk lejon mbajtjen e tubimit të PDSH-së në amfiteatrin e shtëpisë së kulturës në Preshevë

Regimi i plotë i Partisë Demokratike Shqiptare:

Reagim

Të nderuar qytetarë, jemi në fillim të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e KNSH-së në Luginë të Preshevës! 

Data 03.11.2022 është parapa hapja e fushatës së Partisë Demokratike Shqiptare  në ambientet e Shtëpisë së Kulturës,në ish-amfiteatrin e RTVP-së!

Shtabi zgjedhorë kërkoi nga drejtori i Shtëpisë së Kulturës për lejimin e hapsirave publike për hapjen e fushatës, mirëpo edhe pse hasëm në mirëkuptim të drejtorit, me urdhër të partisë-pushtet një gjë e tillë nuk na u lejua!

Në një kohë krize që gjindemi shqiptarët e këtyre trevave, ndalimi i shfrytëzimit të këtyre hapsirave publike nga ana e kryetarit të komunës është një shkelje flagrante e të drejtave tona, në këtë rast të partisë sonë.

Dihen kohërat e kaluara kur ndalohej çdo aktivitet i partive shqiptare, por nga pushteti qëndror serb,e jo nga një kryetar komune që thirret për të mirën e shqiptarëve.

Hapsirat mund të na i ndaloni, por vullnetin e popullit për të na përkrahur nuk ka forcë që e ndalon!

Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare!