z.Arifi me ftesë të ambasadorit Turk ka qëndruar në Beograd për të festuar 99 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë

z.Arifi me ftesë të ambasadorit Turk ka qëndruar në Beograd për të festuar 99 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë

Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi:

Me ftesë të ambasadorit të Republikës së Turqisë në Serbi, Shkëlqesisë së Tij Hami Aksoy, mes miqësh dhe diplomatësh, festuam 99 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. 

Marrëdhëniet tona me shtetin turk janë të shkëlqyera dhe datojnë shumë herët. Një shembull i bashkëpunimit të mirë dëshmohet edhe përmes Agjencionit për Zhvillim dhe Koordinim TIKA ku po jep rezultate në investime në infrastrukturë e bujqësi.

Gjatë këtij eventi takova edhe shumë diplomatë, në mesin e tyre edhe Ambasadorin e SHBA-së, Shkëlqesinë e Tij Christopher Hill.