Postimi i plotë i këshilltarit të kuvendit komunal në Preshevë z.Shkëmbim Veliu:
E pa precedentë fushata e djeshme e Sh. Arifi me fëmijët e Shkollës Fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi" në Preshevë.
Të njejtit që dikur flisnin për "depolitizim" të institucioneve e sidomos të shkollave, sot gërditshëm shfrytëzojnë për përfitime politike edhe tubimet me fëmijë.
Në këtë rast, po aq sa është e gërditshme fushata e kryetarit të komunës, po aq është edhe e drejtorisë së shkollës, e cila toleron që të (keq)përdoren fëmijët edhe të klasës së parë.
Edhe pse, po shihet se kjo le që nuk e shqetëson drejtorinë e shkollës, por përkundrazi. Shkolla të njejtin skandal edhe e promovon në faqen e saj. Pra, me pak fjalë, është në shërbim të ngritjes së imazhit të Sh.Arifit, qoftë kjo edhe me çmimin e keqpërdorimit të fëmijëve. TMERR!
Do të kishte kuptim që për ndonjë investim për shkollat, kryetari i komunës të takojë drejtorin e ndoshta edhe mësimdhënësit, por fëmijët!?
Për (keq)përdorimin e fëmijëve në fotografitë e shfaqura nga Sh.A. do të duhet sot të shqetësojë fillimisht drejtorinë e Shkollës Fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi", prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimet e sidomos prindërit e atyre fëmijëve që dje u shfaqën në rrjetet sociale të kryetarit të komunës, e në veçanti organet kompetente arsimore.
Sidoqoftë, imazhi tashmë për tokë i Sh.Arifit, nuk do të përmisohet as me këtë fushatë të gërditshme...përkundrazi.
BËNI KUJDES!
Mund të përballeni ligjërisht nëse në çfarëdo rasti në të ardhmen, pjesë e keqpërdorimit të fëmijëve mund të gjinden edhe fëmijët e mi. Po edhe të shumë prindërve tjerë!