Serhiy Haidai, kreu i administratës ushtarake të rajonit Luhansk, tha për CNN se rruga që lidh qytetet vendimtare të Svatoves dhe Kreminnas është nën “kontrollin e zjarrit”. Kjo do të thotë se armiqtë që përpiqen të kalojnë do t’i nënshtrohen zjarrit të artilerisë.
Haidai tha në mediat sociale se rruga ishte “praktikisht nën kontrollin e Ukrainës”.
Sky News nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim.
Nëse Ukraina e mban vërtet rrugën, kjo do ta ndalonte Rusinë të hyjë në Luhansk nga veriu.
Luhansk – së bashku me tre rajone të tjera të Ukrainës – u aneksua nga Rusia muajin e kaluar.