HISTORIKE: Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Rep. së Kosovës dhe KKSH-së

HISTORIKE: Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Rep. së Kosovës dhe KKSH-së

HISTORIKE


Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës!

Bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës pata nderin më të madh të jetës sime, nënshkrimin e Memorandum të Bashkëpunimit me Republikën e Kosovës. ka shkruar z.Ragmi Mustafi

Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.