Ish kandidati për këshilltar i APN-së për Shqiprim Arifin: “Mashtruesi ka emër” (FOTO)

Ish kandidati për këshilltar i Alternativës për Ndryshim, Selami Musliu, e ka quajtuar kreun e APN-së “mashtrues”.

Ketë vlerësim prej mashtruesit për Shqiprim Arifin, Musliu e ka bërë përmes një postimi në facebook.

“Këto projektet 3D të Shqiprim Arifit ku mbetën?
Tash për zgjedhjet në KNSH sigurisht ka me premtu “kocka” bandera etj se tjetër cka nuk din!
Po mendon tipi që është viti 2016-të e i mashtron qytetarët ! Tka dal ngjyro mo – mashtruesikaemër”
– thuhet në postimin e ish zyrtarit të lartë të Alternativës për Ndryshim, Selami Musliu.

Kujtojmë që javët e fundit një numër i madh i bashkëpunëtorëve kanë braktis, Shqiprim Arifin për shkak të mosrealizimit të premtimeve të dhëna mbi zhvillimin ekonomik, respektivisht hapjeve të disa fabrikave në Preshevë.