z.Mehmeti: KKSH ka ngritur çështjen në Këshill të Europës për pasivizimin e adresave dhe (mos)njohja e diplomave

z.Mehmeti: KKSH ka ngritur çështjen në Këshill të Europës për pasivizimin e adresave dhe (mos)njohja e diplomave

Postimi i plotë i kandidatit për kryetar të KKSH-së nga rradhët e PDSH-së z.Enver Mehmeti:

Përpjekja…!

pasivizimi …, (mos)njohja e diplomave!

Dy nga metodat që dëbojnë shqiptarët nga trojet e tyre!

Këshilli Kombëtar Shqiptar në vazhdimësi por në vitin 2015 dorëzova një raport eurodeputetëve ne Parlamentin Europian mbi diskriminimin që i bëhet shqiptarëve të Luginës, ndër pikat kryesore ishin edhe çështja e pasivizimit dhe (mos)njohja e diplomave!

Poashtu këtë çështje në Këshill të Europës në bashkëpunim me Këshillin e kishte ngritur edhe ministri për Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë Gent Cakaj!

Ndërsa nga ministri Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla kam kërkuar reciprocitet si formë e vetme që Sërbia e njef apo që e detyron të heq dorë nga kjo politikë dëbuese e diskriminuese!

Njohja e diplomave ka qenë edhe në kuadër të marrëveshjes së Washingtonit!

Pra, edhe përkundër përpjekjes për ndërkombëtarizimin maksimal në instanca më të larta, politika e Serbisë vazhdoi me këto metoda!

Këto fakte e shumë të tjera flasin se zgjidhja e vetme dhe i vetmi shpëtim për shqiptarët e Luginës është dhe mbetet Bashkimi me Republikën e Kosovës!