z.Mustafa takohet me komunitetin Shqiptaro-Amerikan në Illinois të SHBA-së

z.Mustafa takohet me komunitetin Shqiptaro-Amerikan në Illinois të SHBA-së

Postimi i plotë i kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa:

Takim me shqiptarët e gjitha trojeve nga Presheva e Bujanoci gjerë në Çamëri, Shqipëri, Mal të Zi , Kosovë dhe Maqedoni të Veriut në Çikago të shtetit IIilionis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

        Bashkëbisedim i sinqertë, vëllezëror e i përcjellur me shumë kureshtje për gjendjen e shqiptarëve më të diskriminuar në Europë-Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.  

        Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois mori përsipër që të alarmoj dhe inkurajoj çdo shqiptar të Luginës së Preshevës në Amerikë e gjetiu që të regjistrohen në këto pakë ditë të mbetura tetori. 

        Me këtë me kënaqësi shprehin këmbëngulsinë që të trgojnë autoktoninë shqiptare në Luginë të preshevës dhe të rrisin masën popullore shqiptare në tre komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. 

        Nga ana tjetër, ky komunitet i mirëorganizuar do të shtoj aktivitetet në lobim për Luginën e Preshevës te kongresistë e shtetit Illinois e Çikago duke qënë se gëzojnë të drejtën e votës, sidomos kur janë në prag të zgjedhjeve për kongresin Amerikan.

#zotiiruajtshqiptarëteamerikës

#zotiiebekoftëamerikën

RM