Pjesëmarrës në këtë takim ishin deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ai i Bujanocit Nagip Arifi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, nën kryetarja e PDSH-së znj.Albiona Ibrahimi, zv.kryetari i komunës së Bujanocit z.Shqiprim Musliu, z.Muharrem Salihu kryetar i AFEDS, kryetari i ADSH-së z.Armend Aliu, kryetari i kuvendit të Bujanocit z.Enver Ramadani.
Temë diskutimi në këtë takim ishte regjistrimi i popullsisë në Luginën e Preshevës.
“Pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës në regjistrimin e popullsisë është kundërpërgjigje paqësore kundër politikës shoviniste të Serbisë, e cila po përpiqet të realizojë spastrim etnik nëpërmjet masave administrative”, ka njoftuar Osmani përmes një postimi në Facebook.
Osmani u ka bërë thirrje subjekteve politike në Luginë që të jenë të bashkuara gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.