Delegacioni nga Lugina e Preshevës u takuan në New York në shoqatën historike VATRA

Delegacioni nga Lugina e Preshevës u takuan në New York në shoqatën historike VATRA

Postimi i plotë i kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa:

Vizitë vëllezërore e shumë të këndshme madje akoma më e frytshme në shoqatën historike VATRA në New York të SHBA-ve. Bisedë e këmbim mendimesh gjithnjë për çështjen kombëtare shqiptare si gjithmonë nga koha e Nolit e Konicës. Temë boshte, padyshim se ishte çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Natyrisht, se zgjidhje më të mirë e të vetme prezentuam basphkimin e Preshevës, Medvegjës e Bpujanocit me Kosovë, bazaar në vlerat e referendumit të 1 e 2 marsit 1992, luftës së lavdishme të UÇPMB-së dhe politikës së vazhdueshme plurale e demokratike të shqiptarëve për tridhjetëedyvite me radhë në Luginë të Preshevës. Falënderojmë shoqatën Vatra e cila na mirëpriti, mirëtrajtoi e mirëdëgjoi shqetsimet tona lidhur me situatën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Nga ana tjetër kryesia e shoqatës Vatra bashkë me aktivistitët e saj u zotuan që të angazhohen me tër potencialin intellektual e kombëtar për të çuar përpara processin e zgjidhjes së problemit Luginë e Preshevës në institucionet e shtetit Amerikan. 

#kurbëhemibashkëmundemi

#rroftëlobishqiptaroamerikan

RM