Rexhep Qosja gjeniu i kombit shqiptar
Kam lexuar, me qindra e qindra vepra të letërsisë shqiptare saherë që mu ka dhënë rasti, jo vetëmse i përkas botës së gjuhë dhe letërsisë shqipe, por sepse saherë që ndeshem me librat, e akademik Qoses në bibliotekën time, mendoj se çdo ditë lindem për së dyti herë.
Historia e letërsisë, sot para vetes ka njeriun i cili i bëri ballë shumë stuhive që i dolën përpara, ata që nuk e deshën, por nuk e duan akoma sepse i mundon fama e tij, që s'ka peshë që e mbat anekënd trojeve shqiptare. Kombi shqiptar, ka pasur lloj-lloj akademikë, por që gjithmonë kanë qenë në shërbim të politikës, që atë e kanë parë si parësore, kurse bërjen shkencë atë të dorës së dytë.
E pikërisht, tek Qosja nuk ka qenë aktive asnjëherë e para, sepse shkenca për të është ende vet jeta. Puna e tij e palodhur, tash e tri dekada ka arritur majat e suksesit, sepse veprat e tij letrare dhe kombëtare, kanë arritur që kombin shqiptar ta afirmojnë lart e më lart.
Veprat e tij letrare flasin me gjuhën e një disidenti, që su pajtua kurrë, që baza e shkencës të jetë në shërbim të politikës jugosllave, atëherë kur ishte nëpunës i Institutit Albanologjik, madje edhe kur ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, as edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që këta tempuj të dijes i'a shtuan jetën kombëtare këtij populli. Atë çka e bën më të madh si personalitet apo gjeni të kombit tonë, janë tri ngjarje madhore, e para kur do të marr pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit më 1972 në Tiranë, e dyta si pjesmarrës në delegacionin e Rambujesë 1999, për të arritur paqen mes Kosovës dhe Jugosllavisë (Serbisë), dhe e treta kur do jap mendimin e tij, se Lugina e Preshevës me korrigjimin e kufirit me Serbinë, duhet ti bashkangjitet Republikës së Kosovës.
Qosja, është njeriu më sublim i të gjitha proceseve në të cilën ka kaluar populli shqiptar. Kombi ynë duhet të ndihet krenar, sepse puna e palodhshme e tij, nga brezat e ardhshëm duhet të kujtohet e lëvrohet me pietet, sepse duhet të jemi të lumtur, pse sot jetojmë me epokën e të madhit dhe të nderuarit Akademik Rexhep Qosja.
Historia jonë kombëtare, ka përgatitur faqet më të ndritshme të historisë për Akademik Rexhep Qosen!