Delagacioni i Luginës së Preshevës që po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA sot janë takuar me Kryetarin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, z. Joseph Dio Gardi.
Në një darkë pune sonte me Joseph Dio Gardi me bashkëshorten e tij Shirly u diskutuan çështje me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës si dhe rreth funksionimit aktual të politikës Amerikane dhe mundësisë së përshtatjes së politikës tonë me ate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Si rëndom, z.Dio Gardi u zotua se nuk do ta ndalë për asnjë moment angazhimin e tij për çështjen shqiptare në përgjithësi e me theks të veçantë për Luginën e Preshevës.