Deputeti popullorë z.Shaip Kamberi ka shkruar:
Në takim me të dërguarin special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor.
Kurse kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa ka shkruar:
Takim i rëdësishëm në "U.S. Departament of State" në Washington DC me zotin Gabriel Escobar. Janë diskutuar gjitha problemet që shqetësojnë sphqiptarët e Luginës së Preshevës dhe evolution politik i tyre që nga fillimi i sistemit plural politik, referendumi i 1 e 2 marsit 1992, lufta e lavdishme e UÇPMB-së, platformat politike e gjer te kërkesa jetike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Republikën e Kosovës. Zoti Escobar pati durimin të dëgjoj të gjithë me kujdes dhe mes tjerash shprehet: "edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës janë partner strategjik të SHBA-ve". Sigurisht se shumëçka që dëgjoi nga ne zoti Escobar do të përdor në kahun pozitiv gjat bisedimeve Prishtinë-Beograd në Bruksel.
#zotiebekoftëAmerikën
#zotiibekoftëshqiptarët
RM.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi i cili ka shkruar:
Takim në Washington DC me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi z.Gabriel Escobar.
Nga ky takim dolëm të entuziazmuar me premtimin se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të jetë në agjendën e tij.
Kurse kryetari i KKSH-së ka shkruar:
Zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës është në tavolinën e Uashingtonit
Miqësia me SHBA është e përhershme dhe e përjetshme.
Lugina e Preshevës është në fokus u nënvizua në takim me të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit.