SHBA po shqyrton masa të reja kundër Rusisë

SHBA po shqyrton masa të reja kundër Rusisë

Administrata e presidentit Joe Biden po diskuton me Kongresin masa të reja ekonomike për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, njoftoi Departamenti i Shtetit.

“Ne po flasim me Kongresin për masat e duhura,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price në një konferencë shtypi sot, duke vënë në dukje deklaratën e presidentit Biden javën e kaluar se ai nuk do ta caktonte Rusinë si një shtet sponsorizues i terrorizmit.

Ukraina dhe disa ligjvënës amerikanë kanë shtyrë për një masë të tillë, por zyrtarët amerikanë thanë se kjo mund të ketë pasoja të padëshiruara, duke përfshirë vonimin e eksporteve të ushqimit dhe rrezikimin e marrëveshjeve për transportin e mallrave përmes Detit të Zi.

“Ne duhet të marrim parasysh pasojat, të qëllimshme dhe të paqëllimshme. Dhe kjo na çoi në qasjen që morëm këtu. Ne po punojmë me Kongresin për mjetet që do të kishin ende implikime të përshtatshme për ekonominë ruse, për qeverinë ruse, që nuk do të kishin këto pasoja të padëshiruara,” tha Price.