Tre rezultatet e mundshme të luftës në Ukrainë, sipas Kissingerit

Ka tre rezultate të mundshme të krizës ukrainase, sipas ish-sekretarit të shtetit të SHBA, Henry Kissinger.

Në një intervistë për revistën britanike Spectator, ai tha se skenari i parë nënkupton që Rusia kontrollon pjesën më të madhe të Donbasit, rajonin kryesor industrial dhe bujqësor dhe brezin e tokës përgjatë Detit të Zi.

Sipas Kissinger, kjo do të ishte një fitore për Moskën dhe roli i NATO-s nuk do të ishte aq vendimtar sa mendohej më parë.

Ai tha se çështja e dytë do të ishte një përpjekje për të larguar Rusinë nga Krimea dhe vlerësoi se kjo mund të çojë në një përshkallëzim të konfliktit.

Sipas tij, skenari i tretë nënkupton kthimin në pozicionet para fillimit të konfliktit më 24 shkurt.

Çështjet e pazgjidhura do të mund të diskutohen në negociata dhe situata ndoshta do të ngrijë për ca kohë, sipas Kissinger.

Ndryshe, Rusia sot ka bombarduar rajonin e Odesas duke shkaktuar të paktën 18 viktima