Manchester City dhe Manchester United nuk janë rivalë vetëm brenda fushave të blerta.
Dy klubet po zhvillojnë një “luftë” të madhe edhe për yllin e Heerenveenit, Kik Pierie..
Sipas “Daily Star”, të dy klubet kanë shprehur interes për futbollistin.
17-vjeçari ka bërë 25 paraqitje këtë sezon në Eredevise dhe konsiderohet si një ndër mbrojtësit më perspektiv në Holandë.