Heung Min Son e ka cilësuar Liverpoolin si një nga skuadrat më të mira në botë.
Tottenham Hotspur i mori një pikë të rëndësishme Liverpoolit në ‘Anfield’, falë golit të Heung Min Son.
Pas ndeshje Son e cilësoi ‘Reds’ si një nga ekipet më të mira në botë.
“Liverpooli është një nga skuadrat më të mira në botë. Ndonjëherë na duhet të mbrohemi, detyrë të cilën e bëmë shumë mirë”, tha Son.
Koreani tregoi se synimet e Tottenham ishin të mbrohen mirë dhe tregoi se ka qenë një nga ndeshjet më të vështira të cilat ka luajtur.
“Plani i lojës ishte i tillë. Të mbrohemi. Jam shumë i lodhur pas kësaj ndeshje, jam i dërrmuar, ishte një nga ndeshjet më të vështira që kam luajtur në jetën time”, deklaroi ai.
Me pikën e fituar ndaj Liverpoolit, Tottenham ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 62 pikë.