• E mërkurë / Dec-07 14:46
  • Kontakt

Ukraina nuk është e gatshme të jap “as edhe një pëllëmbë të territorit”, për të arritur marrëveshje të paqes

Ukraina nuk është e gatshme të jap “as edhe një pëllëmbë të territorit”, për të arritur marrëveshje të paqes

Alexander Rodnyansky, këshilltar i presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi është kundër “qoftë edhe një pëllëmbë e vendit” të jepet, që të arrihet një marrëveshje për paqe – për shembull zyrtarisht duke ia dorëzuar rajonin lindor të Donbasit apo Krimenë Rusisë.

Ai ka thënë për Radion 4 të BBC se “nuk janë të gatshëm të japin qoftë edhe një pëllëmbë të vendit, apo edhe të diskutojnë fare për integritetin territorial”

Kjo deklaratë vjen në kohën kur kreu i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës, Kyrylo Budanov, tha se Rusia po tenton ta ndajë vendin në dysh – duke krijuar Korenë e Veriut dhe atë të Jugut në Ukrainë”, pasi kanë dështuar të marrin nën kontroll tërë vendin.

Rodnyansky ka shtuar se Ukraina ishte e gatshme të nënshkruar marrëveshjen e neutralitetit, por garancia e sigurisë do të duhej të jepej nga shtetet e tjera – me gjasë nga vendet anëtare të NATO-s.