“Dështimi më i madh ushtarak”, media zvicerane tregon se si po përgjohet ushtria ruse – ja çka po zbulohet

“Dështimi më i madh ushtarak”, media zvicerane tregon se si po përgjohet ushtria ruse – ja çka po zbulohet

Për shkak se Rusia shkatërroi antenat e telefonave celularë në Ukrainë, celularët e shtrenjtë kripto të ushtrisë nuk funksionojnë më. Kështu u bë publike vdekja e një gjenerali të lartë rus.

Gjenerali rus Vitaly Gerasimov u vra në Ukrainë. Shërbimi i inteligjencës i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës tha të hënën se Gerasimov, shefi i shtabit të ushtrisë së 41-të, vdiq jashtë qytetit lindor të Ukrainës, Kharkiv. Tani është e qartë se si u bë publike vdekja e kreut të lartë ushtarak, shkruan media zvicerane, 20min.ch.

Kështu, në një sërë postimesh, gazetari Kristo Grozev shpjegon se ushtria ruse ka humbur kanalin e saj të sigurt të komunikimit të quajtur ERA.

“Idiotët u përpoqën të përdornin kriptofonat ERA në Kharkiv pasi shkatërruan antena të shumta të telefonave celularë. Megjithatë, ERA ka nevojë për 3G dhe 4G për transmetim”, shpjegon Grozev, kreu i Bellingcat, një organizatë gazetareske investigative.