Rrëfimi prekës i Agueros: Ndiej se zemra s’më punon mirë, kur luaj futboll mbetem pa frymë

Rrëfimi prekës i Agueros: Ndiej se zemra s’më punon mirë, kur luaj futboll mbetem pa frymë

Sergio Aguero e ka bërë një tjetër rrëfim prekës për telashin shëndetësor në zemër, i cili e detyroi atë ta braktisë futbollin, duke e pranuar se tani ndien sikur zemra e tij nuk punon siç duhet.

Aguero ishte njëri prej sulmuesve më të frikshëm në botën e futbollit, me një rekord të shënimit të golave gjatë 10 viteve të paharrueshme në futbollin anglez.

Ai u largua nga Manchester City për t’iu bashkuar Barcelonës si lojtar i lirë në verën e vitit 2021, por u dërgua në spital në tetor pas një shqetësimi në gjoks gjatë një ndeshjeje futbolli dhe i vari këpucët në gozhdë më 15 dhjetor si pasojë.

Duke folur për jetën e vet tani pasi u detyrua të largohet nga që donte më së shumti dhe me të cilin e kishte arritur kulmin, Aguero tha: “Tani përpiqem të luaj futboll dhe tenis tani, ngel pa frymë kur tentoj të vrapoj shpejt.”

Ai shtoi: “Ndiej se zemra ime nuk punon siç duhet”.

Mjekët zbuluan se ai kishte çrregullime me ritmin e rrahjeve të zemrës dhe e këshilluan ta braktisë futbollin profesionist.

Aguero i bëri vetëm pesë paraqitje për katalonasit në të gjitha garat, duke e shënuar një gol.