Më tepër ditë pushimi për ata që nuk konsumojnë duhan

Një kompani Japoneze është duke i dhënë ditë pushimi më tepër punonjësve të cilët nuk e konsumojnë duhanin. Pronari i kësaj kompanie shpreson që kjo do të jetë një strategji e burimeve njerëzore e cila do t’i frymëzojë punonjësit e tij për ta lënë duhanin. Me gjithë të drejtën, përfitimet që vijnë prej kujdesit për veten janë të dukshme.

Ndiheni më mirë, jeni më produktiv dhe në përgjithësi mund t’i shtoni gëzim punës dhe jetës suaj personale. Në firmën e marketingut Piala në Tokio, ekziston një lloj përfitimi i cili vjen prej stilit të shëndetshëm të jetesës që ju keni, veçanërisht ata të cilët nuk konsumojnë duhan, përfitojnë ditë pushimi shtesë.

Kompania këtë vjeshtë krijoi një rregull i cili i jep mundësinë punonjësve që nuk konsumojnë duhan të kenë 6 ditë pushimi më tepër në vit. Koha që i jepet pushim jo duhanpirësve është e barasvlefshme më kohën të cilën konsumuesit e duhanit shpenzojnë duke ushqyer zakonin e tyre, thuajse 15 minuta ndërprerje nga puna në ditë.

22 % e qytetarëve japonezë e konsumojnë duhanin. Nisur nga ky fakt, por edhe sepse 35 % e punonjësve të tij janë duhanpirës pronari i Piala-s, Takao Asuka ka ndërmarrë këtë inisiativë në mënyrë që të ndikojë në reduktimin e shifrës së konsumatorëve të duhanit.

“Unë shpresoj që punonjësit të vendosin të lënë duhanin përmes stimujve, sesa nëpërmjet dënimeve apo detyrimeve” – u shpreh Takao në një intervistë për the Japan Times.

E vështirë ka qënë për 54 % të Amerikanëve të mos merrnin pushime vitin e kaluar, duke marrë parasysh se sa i duan ato pushimet, por më e vështirë kjo situatë paraqitet për Japonezët të cilët për momentin kanë një bilanc jo tepër favorizues në raportin mes punës dhe jetës. Të dhënat e 2016-ës tregojnë se 20 % e 10.000 punëtorëve japonezë punonin më tepër se 80 orë në muaj jashtë orarit të punës.

Të dhëna këto që tregojnë se ditët e pushimit për japonezët janë tepër të vlefshme dhe të nevojshme , kështuqë rregulli i vendosur nga kompania duke i dhënë 6 ditë pushimi më tepër punonjësve që nuk e konsumojnë duhanin duket të jetë tepër tundues edhe për konsumatorët e tij.