Dwayne Johnson befason dhe e bën të qajë një fans, teksa i dhuron kamionin e tij të personalizuar nga filmi “Red Notice”

Dwayne Johnson befason dhe e bën të qajë një fans, teksa i dhuron kamionin e tij të personalizuar nga filmi “Red Notice”

Dwayne Johnson tanimë nuk është i panjohur për dhuratat që shpesh herë i bën fansave, me një të fundit që e bëri të qaj nga gëzimi.

Aktori 49-vjeçar mbajti një shfaqje speciale të filmit të tij të ri të Netflix “Red Notice” në Los Angeles, teksa po u shërbente fansave edhe tekilën e tij, Teremana.

Ai kishte një surprizë shumë të veçantë për një nga shikuesit, saktësisht për Oscar Rodriguez, duke i dhuruar atij kamionin personal të aktorit, për ta falënderuar për të gjitha të mirat që ka bërë.

“Sot ishte një ditë e mirë. Gëzuar Krishtlindjet dhe shijoni kamionin tuaj të ri”, filloi Johnson.

“I ftova fansat në një shfaqje speciale teatrore të Red Notice dhe doja të bëja diçka interesante për të gjithë ata”, vazhdon më tej aktori duke treguar se kishte shumë gjëra të tjera që ishin falas.

“Lirohuni nga gjithçka dhe shijoni një kohë të mirë në kinema”.