Sergio Ramos vazhdon të koleksionojë kartonë nga La Liga në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi i Real Madridit mori kartonin e 33-të në karrierë në këtë garë të martën kundër Paris Saint-Germainit, duke e thyer rekordin që deri tani mbahej nga ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes.
Ramos shquhet si mbrojtës që ndëshkohet shpeshë me kartonë edhe në ndeshjet e La Ligës.