Bashkëthemeluesit e APN-së në mbështetje të fuqishme drejtorit të NP.Moravica z.Gazmend Aliu

Bashkëthemeluesit e APN-së në mbështetje të fuqishme drejtorit të NP.Moravica z.Gazmend Aliu

Disa nga themeluesit e Alternativës Për Ndryshim kanë vizituar drejtorin e NP.Moravica z.Gazmend Aliun i cili tashmë rradhitet në rradhët e Partisë për Veprim Demokratik e të cilit i kanë dhënë përkrahje ish bashkpuntorët e tij nga APN.

Madje në postimin e ish antarit të APN- së thuhet se partia (APN) që mburrej dikur me drejtorin në fjalë, tani më ka humbur çdo qëllim, vlerë e parim në të cilën ishte themeluar.

Postimi i plotë i ish antarit të APN-së z.Gazmend Shaqiri:

Në vizitë te Drejtori!

Dikur ishim bashkëthemelues të APN-së, ishte ky Drejtori me të cilin mburrej një parti e cila sot ka humb çdo qëllim vlerë dhe parim mbi të cilat ishte themeluar!

Urime Gazmend Aliu të urojm shëndet se për sukseset je i pa krahasueshëm je 1